Rreth meje

Idriz Balani

Lindur në Delvinë më 03 Tetor 1953. Në Maj 1954 familja u vendos përfundimisht në qytetin e Durrësit. Shkollën e mesme dhe atë të lartë i kreu në Tiranë nga viti 1968 deri në vitin 1979 duke kryer edhe shërbimin ushtarak, Brenda kësaj periudhe.

Në vitin 1980 mbron diplomën në Institutin e Lartë të Arteve dhe merr titullin Skulptor (monumental ). Në Gusht 1979 emërohet Mësues në Ishëm. Në Janar 1980 deri Shtator 1980 punoi pranë“ Skulptorit të Popullit “ Mumtas Dhrami për realizimin e Monumentit të Drashovicës. Në Janar 1984 caktohet të punojë në Fab- rikën e Gomës “ KozmaNushi “ për të realizuar bustin e heroit, i cili u vendos në hyrje të fabrikës. Në shtator 1984 emërohet mësues pranë Shkollës së Mesme Artistike Mujo Ul- qinaku( Jan Kukuzeli ), në degën e skulpturës.

Shtator 1989 – Qershor 1990 zhvilloi Kursin pas Universitar, për Kritikë Artistike, pranë Institutit të Lartë të Arteve Figurative Tiranë. Në Gusht 1992 shkon si emigrant në Athinë, Greqi.

Më 27 Korrik 2001 emërohet Drejtor i Kulturës në Bashkinë e Durrësit. Më 07 Janar 2005 emërohet Drejtor pranë Drejtorisë Rajonale të Monumenteve të Kulturës Durrës.

Nga 2006 e në vazhdim krijimtari artistike.

Përshtypjet

Vlerësimet

Idriz Balani

MIRËNJOHJE E QYTETIT TË DURRËSIT

Idriz Balani

KËSHILLTAR NDERI I MISIONIT DIPLOMATIK PER PAQE DHE PROSPERITET

Idriz Balani

DOKTOR NË FUSHËN E SKULPTURËS DHE KRITIKËS ARTISTIKE(HONORIS CAUSA)